Ia mori shefit veturën për një xhiro – punëtori përplas veturën 2 milionëshe të Ronaldos
Vetura 2 milionëshe e Cristiano Ronaldo është shkatërruar në një aksident trafiku.

Sport
Një punëtor i portugezit ka qenë në timonin e Bugatti Veyron të CR7, në momentin kur vetura u përplas, përcjell lajmi.net.
Pjesa e përparme e Bugatti është shkatërruar e tëra, por për fat të mirë, punëtori ka mbetur pa lëndime.
Vetura në fjalë ka vlerën e 1 milion e 700 mijë funteve.
Aksidenti ka ndodhur në Spanjë, ku Ronaldo po kalon pushimet me familjen e tij.
Ronaldo ka me vete edhe një Mercedes Benz, G-Class. /Lajmi.net/
? An employee of Cristiano Ronaldo has accidentally crashed his Bugatti, worth €2 million, into a wall. ?️
The Portuguese was not in the car at the time of the crash and luckily no-one was injured.
? @UltimaHoracom pic.twitter.com/ia43gGdxLT
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) June 20, 2022