Ia dha pyetjet e testit një kandidati, dërgohet në mbajtje një zyrtar i KRU “Hidromorava” në Gjilan

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve rreth një rasti, kanë siguruar prova të besueshme se zyrtarë të KRU ,,Hidromorava’’ në Gjilan kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.     Siç njofton Policia, dyshohet se anëtarë të komisionit të kësaj kompanie, të caktuar për zhvillimin e procedurave të dy…

Lajme

29/04/2025 16:50

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjilan, gjatë zhvillimit të hetimeve rreth një rasti, kanë siguruar prova të besueshme se zyrtarë të KRU ,,Hidromorava’’ në Gjilan kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

 

 

Siç njofton Policia, dyshohet se anëtarë të komisionit të kësaj kompanie, të caktuar për zhvillimin e procedurave të dy konkurseve për punësim, i kanë dhënë pyetjet-përgjigjet e testit me shkrim, duke e favorizuar njërin prej kandidatëve i cili të nesërmen do t’i nënshtrohej këtij testi me shkrim.

 

Sot me datën 29.04.2025 ne zyrat e NJHRKEK-Gjilan, janë intervistuar anëtaret e komisionit në cilësinë e të dyshuarave në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare, gjate intervistave është kuptuar se i dyshuari V.M., (viti i lindjes 1984, mashkull kosovar), ia kishte dhëne pyetjet e testit me shkrim paraprakisht një kandidati.

 

Me këto veprime është krijuar dyshim i bazuar se i dyshuari V.M., (anëtar i komisionit) ka kryer veprën penale të “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtare”.

 

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt .