“Ia dha dy euro lëmoshë dhe e dërgoi në motel” – Detaje nga aktakuza e 55 vjeçarit i akuzuar për dhunimin e 13 vjeçares në Istog
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar ngaGazeta Insajderi thuhet se i pandehuri e ka detyruar të miturën 13 vjeçare të shkojë me të në motel dhe të kryej akt seksual. E njëjtë gjë kishte ndodhur dy herë. Rasti i…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture.
Në aktvendimin e siguruar ngaGazeta Insajderi thuhet se i pandehuri e ka detyruar të miturën 13 vjeçare të shkojë me të në motel dhe të kryej akt seksual.
E njëjtë gjë kishte ndodhur dy herë. Rasti i parë në nëntor të vitit të kaluar dhe i fundit në janar të këtij viti.
Fillimisht ai e kishte joshur atë duke i dhënë para lëmoshë .
“Në fund të muajit nëntor të vitit 2025 në kohë të pacaktuar në fshatin Dubravë të Istogut në vilat e motelit “La Isla” I pandehuri Tomo Prekaj e detyron të kryej seks oral viktimën fëmijë në këmbim të pagesës prej 15 euro për këtë shërbim në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e takon viktimën te ETC ekspres në Istog e cila ishe duke kërkuar lëmoshë si dhe e bindë të njëjtën duke shfrytëzuar dhe ditur moshën e saj 13 vjeçare dhe gjendjen e dobët financiare që të shkoj me të njëjtin në vilën e lartcekur ku fillimisht e merr me veturën e tij Pick up e bardhë dhe më pas hyjnë në villë se bashku ku I pandehuri kërkon nga viktima të pastrohet dhe më pas fillojnë prekjet dhe ledhatimet ku dhe kryejnë seks oral ndaj tij. Fëmija kishte filluar aktin seskual oral i cili kishte zgjatur rreth një orë ku i dyshuari në këtë rast kishe arritur të ejakuloj në pëshqir”, thuhet në aktvendim, raporton Insajderi.
Edhe herën e dytë i pandehuri Tomo Prekaj e kishte detyruar viktimën të kryej akt seksual derisa në kohën kur ishte paraqitur Policia e Kosovës.
Për shkak të këtyre veprave dhe rrezikut se personi në fjalë mund të arratiset, t’i përsërisë ose të kryejë ndonjë vepër të re, gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë e nevojshme për zhvillimin normal dhe të papenguar të procedurës penale.