I vrari në Vushtrri ishte pjesë e KF Mitrovica, klubi shpreh ngushëllime për familjarët
Ngjarje e rëndë që tronditi vendin ndodhi dje në Vushtrri. Një 19 vjeçar me inicialet A.Z mbeti i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, transmeton lajmi.net. I dyshuari për këtë rast është një tjetër 19 vjeçar me inicialet B.D i cili pas intervistimit nga Policia e Kosovës ka pranuar fajin.…

Sport
Ngjarje e rëndë që tronditi vendin ndodhi dje në Vushtrri.
Një 19 vjeçar me inicialet A.Z mbeti i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, transmeton lajmi.net.
I dyshuari për këtë rast është një tjetër 19 vjeçar me inicialet B.D i cili pas intervistimit nga Policia e Kosovës ka pranuar fajin.
Viktima ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica.
Skuadra e tij ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit duke shprehur keqardhjen e tyre përmes një telegrami ngushëllimi.
“Në orët e vona të natës së së dielës morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit tonë, Ardit Zymberi, i cili humbi jetën në ngjarjen e mbrëmshme në qytetin e Vushtrrisë.
Në emër të Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe të gjithë miqve e shoqërisë së Arditit.