I vjetër sa vetë qyteti-Hamami i veçantë arkitektural i Vushtrrisë

Hamami i Vushtrrisë mendohet të jetë i vjetër sa vetë qyteti.

Lajme

02/01/2020 18:00

Me një pamje të veçantë arkitekturale, Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar nga Gazi Ali Beu dhe posedon tri dhoma dhe një sallë të madhe në hyrje me shatërvanin nga guri në mes.

Arkeologu, Burim Rexhepi thotë se Hamami i Vushtrrisë daton qysh nga shekulli i XV.

Përveç grave banjë këtu kryenin edhe burrat, prandaj ndryshe njihet edhe si “Hamamitek”.

Në këtë sallë kanë qenë të vendosur katër shtretër për pushim pas daljes nga banja.

Përveç larjes Hamami është shfrytëzuar nga qytetarët edhe si hapësirë për relaksim, ku në këtë dhomë dëgjonin muzikë të lehtë dhe shërbeheshin me çaj.

Historiani Jeton Sallahu, thotë se mendohet që ky Hamam, gjatë Perandorisë Osmane ishte ndërtuar mbi një Kishë, mirëpo nuk ka të dhëna të sakta që e dëshmojnë këtë.

Për më shumë ndiqeni storien e realizuar nga Egzonë Idrizi dhe Besnik Gashi. /Lajmi.net/

YouTube player