I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj “Plakut të Bregut” i dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Harbin Vitijës i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, i cili dyshohet për tentim vrasjen e ndodhur më 13 qershor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi. “Referuar…

Lajme

21/11/2024 12:17

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Harbin Vitijës i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, i cili dyshohet për tentim vrasjen e ndodhur më 13 qershor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 15.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit H.V. Të pandehurit H.V i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj e cila masë do zgjasë deri me datë 18.01.2025″, ka thënë Gashi.

I pandehuri Vitija dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu ai dyshohet se ka mbajtur armë pa leje, pasi me armën AK-47 kishte shkrepur në vendin e ngjarjes. Jashtë në oborr prapa banesës u gjetën dhe sekuestruan 19 gëzhoja, ndërsa në banesën e cila dyshohet se ishte cak i sulmit u gjetën nëntë predha që dyshohet se kanë ardhur nga jashtë. /Lajmi.net/