I sulmuan me mjete të forta – arrestohen tre persona në Prizren për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë. Gjatë intervenimit dhe arrestimit të tyre, policia ka përdorur edhe sprej zyrtar për neutralizimin e situatës, raporton lajmi.net…

Lajme

20/01/2026 09:27

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, nën dyshimin për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë. Gjatë intervenimit dhe arrestimit të tyre, policia ka përdorur edhe sprej zyrtar për neutralizimin e situatës, raporton lajmi.net

Zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/