I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet një person nga Italia në Shqipëri

Një person me iniciale E. L., është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit thuhet se si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”,…

Lajme

30/10/2025 10:08

Një person me iniciale E. L., është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të Policisë së Shtetit thuhet se si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L.”, njofton policia.

“Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në postim.