I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë. Ai ishte i shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, teksa i drejtohej kutive të votimit. “Të shfrytëzojnë të drejtën e votës, të shfrytëzojnë të drejtën që të…

Lajme

09/11/2025 10:56

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Ai ishte i shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, teksa i drejtohej kutive të votimit.

“Të shfrytëzojnë të drejtën e votës, të shfrytëzojnë të drejtën që të vendosin për të ardhmen e tyre, sepse zgjidhja e votës nënkupton këtë”, Shala para mediave.