I sëmuri me këmbë të ënjtura prej 5 metrave kërkon ti amputohen këmbët (VIDEO/FOTO)

Jeffrey Ortega vuan nga një sëmundje e rrallë e cila e bën që këmbët e tij të ënjten sa dyfishi i këmbëve të tij.

Fun

15/10/2015 13:07

Ky njeri i dëshpëruar është duke kërkuar që të ia amputojnë këmbët pasi që iu kanë ënjtur në madhësi prej 5 metrave për shkak të një sëmundje të rrallë gjenetike.

Jeffrey Ortega, thotë se ai tërë kohën ndjen dhimbje të tmerrshme e cila shkaktohet si pasojë e këtyre të ënjturave, transmeton lajmi.net

26 vjeçari vuan nga sëmundja e quajtur sindroma Porteus, e cila ia ka ënjtur këmbët dy herë më shumë sesa madhësia normale e tyre.

Kjo sëmundje shkakton rritje të tepërt të eshtrave dhe lëkurës, dhe i prek vetëm pak njerëz në të gjithë botën.

Kjo sëmundje ka ndikuar që duart, beli dhe këmbët e Jeffrey-t të rriten më shumë se sa që duhet, dhe ai beson se nëse do të ia amputonin këmbën e tij të majtë, ai do lirohej nga dhimbja.

Jeffrey Ortega

Jeffrey Ortega

Jeffrey Ortega

Për momentin këmba e tij e majtë e ka perimetrin prej 5 metrave dhe është e gjatë 4 metra, ndërsa këmba e djathtë e ka perimetrin prej 4.4 metrave dhe është e gjatë 3.5 metra.

Jeffrey, nga Florida, vuan nga kjo sëmundje që kur ishte vetëm pak muaj i vjetër.

“Nëna ime e kishte vërejtur gishtin tim tregues të ënjtej kur unë isha vetëm 9 muaj i vjetër. Ajo mendonte se ishte shkaktuar si pasojë e ndonjë kafshimi nga mushkonjat dhe kishte provuar të ma shëronte me ilaçe popullore, por nuk kishte funksionar. Kur unë isha një vjeçar, babai im e kishte vërejtur se këmba ime e majtë ishte pak më e gjatë se e djathta”, ka deklaruar ai.

Jeffrey Ortega

Jeffrey Ortega

Jeffrey kishte ndaluar të mbathte këpucë normale në moshën 11 vjeçare, dhe kishte filluar të mbathë vetëm këpucë dhe çorape të veçanta etj.

“Mua në shkollë vazhdimisht më kanë bezdisur dhe rrahur, fëmijët e tjerë më pështyenin dhe më thonin se unë i mbathja këpucët e babait tim.”

“Unë gjithashtu jam rrëzuar shumë, dhe me kalimin e kohës drejtori më kishte përjashtuar nga shkolla, sepse nuk mund të gjendej ndonjë zgjidhje për mua… kjo ishte shumë e vështirë për familjen time”, ka shtuar Jeffrey.

Kur ai ishte adoleshent, disa njerëz ia kishin dhuruar atij një palë këpucë të veçanta që i përshtateshin këmbëve të tij.

“Në vitin 2005, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, më kishte dhuruar një palë këpucë Croc, të cilat mendonin se ishin më të përshtatshme për mua. Ata u pajtuan të më operonin, nëse unë do ti lejoja të më përdornin për hulumtime rreth sindromës Proteus”, ka thënë ndër tjera ai.

Jeffrey Ortega

Jeffrey Ortega

“Unë mund të lahem me ato këpucë, dhe mund të manovroj më lehtë në shtëpi kur i kam ato mbathur. Megjithatë, unë i kam vetëm një palë dhe ato kanë filluar të prishen pasi që unë kam qenë duke i mbathur që 4 vite vazhdimisht. Është shumë e vështirë dhe pikëlluese për mua, kur unë dhe familja ime shkojmë në një dyqan dhe ata shumë lehtë i gjejnë këpucët e tyre, ndërsa unë duhet të pyes menaxherin se a mundet të më ndihmoj të gjej ndonjë palë. Ata gjithmonë më thonë të njëjtën gjë, shiko në ueb sajtet online, sepse aty mund të gjesh diçka, megjithatë unë as aty s’kam pasur ndonjëherë fat”, ka shtuar Jeffrey

Pas 11 përpjekjeve të dështuara për ti trajtuar këmbët e tij përmes intervenimeve kirurgjike, Jeffrey ka vendosur se amputimi është opsioni më i mirë.

“Para 5 viteve, ne i kemi pyetur nëse amputimi është i mundshëm. Unë isha i gatshëm për operimin por pastaj e kisha takuar dikë që e kishte pas këmbën e amputuar dhe kisha filluar të frikohem kur e shikoja të ecte në gju”, ka deklaruar i përlotur.

Jeffrey Ortega

“Unë kam qenë një adoleshent frikacak, por megjithatë un i kam pyetur doktorët prapë.”

“Fondacioni kishte humbur shumicën e fondeve të tyre por më kishin rekomanduar një doktor tjetër që kryente amputime”.

Doktorët ishin pajtuar ta kryenin amputimin nëse Jeffrey do ta paguante të gjithë procedurën.

“Operimi kushton diku rreth 40,000 dollarë, kjo e përfshin operimin, protezat, si dhe terapinë e cila më ndihmon të mësojë që të eci prapë.Unë kam hapur një ueb sajt ku njerëzit mund të më ndihmojnë ti bëjë ato para, por unë ende nuk ja kam arritur qëllimit tim. Amputimi do të ma përmirësonte jetën jashtëzakonisht shumë dhe do të më ndihmonte të ecë prapë, pa pasur nevojën të përdor karrocë invalidësh”, ka shtuar ai për fund. /Lajmi.net

YouTube player