I sekuestrohen 155 milionë euro shqiptaro-zviceranit
Petrit Kamatës, të ashtuquajtur edhe si “Bos i bosëve të floririt”, i janë sekuestruar 155 milionë euro nga Gjykata Penale e Zvicrës. Ndaj 55 vjeçarit është kërkuar të bllokohej pasuria pasi u bënë hetime për kontrabandë me ari dhe argjend.
Lajme
Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestro prej 155 milionë eurosh ndaj një shqiptaro-zviceriani, Petrit Kamatës, të të ashtuquajturit “Bos i bosëve të floririt”.
Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 55-vjeçarit Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit, raporton Shqiptarja.
Shqiptaro-zviceriani Petrit Kamata është mbiquajtur si “bosi i bosëve të floririt dhe argjendit”, pas përfshirjes në një çështje në korrik të 2011-ës, ku u sekuestruan 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar.
Nga hetimet u zbulua që në Komo, nëpërmjet korrierëve, paratë dhe shufrat e materialeve të çmuara dërgoheshin kontrabandë në Zvicër, fshehur në fundet e dyfishtë të makinave.