I riu nga Mitrovica kërkoi ndihmë për mbledhjen e të hollave për shërimin e vëllait të tij, policia i’a konfiskon paratë e mbledhura
Para disa ditëve policia kishte postuar në “Facebook” se në Prizren janë mbajtur gara ilegale, por nga faktet që po dalin është se qëllimi i mbledhjes ka qenë diku tjetër. Gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku, ka hetuar më tej rastin e ndalimit të këtij mitingu të veturave në Prizren. Siç vërehet mitingu nuk e ka…
Lajme
Para disa ditëve policia kishte postuar në “Facebook” se në Prizren janë mbajtur gara ilegale, por nga faktet që po dalin është se qëllimi i mbledhjes ka qenë diku tjetër.
Gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku, ka hetuar më tej rastin e ndalimit të këtij mitingu të veturave në Prizren. Siç vërehet mitingu nuk e ka pasur për qëllim garat me makina, por e gjitha kjo kishte qenë miting për bamirësi.
Gazetari Oqean Dërmaku bashkë me kameramanin e tij kishin udhëtuar për në Mitrovicë për ta takuar Lulzim Sylën, pasi që vëllai i Lulzimit, Leonit Syla është diagnostifikuar me tumor, dhe shuma për operimin e tij kushton 60 mijë euro.
Lulzimi tregon ngjarjen dhe idenë për ta organizuar një miting për mbledhjen e të hollave për shërim të vëllait të tij. Ai tregon se ka kontaktuar liderin e grupit “SpeedoManiacs” Zgjim Pira, për ta ndihmuar atë që të organizohet ky miting bamirës.
Tutje disa dëshmitarë tregun momentin kur kanë ardhur policia, dhe si e shpjegojnë ata kanë fakte dhe dëshmi që mitingu nuk ka qenë për gara, por miting bamirës. /Lajmi.net/
Më poshtë e keni videon e plotë: