I propozon të dashurës për një muaj të tërë, pa e ditur ajo

Ditët e sotme është duke u bërë shumë më e vështirë të vini me një ide origjinale për t’i propozuar të dashurës.

Fun

03/09/2019 19:42

Pa marr parasysh a e përfshini familjen apo edhe shoqërinë, dilni jashtë me trëndafila apo balona apo edhe me një event të vogël, por prapë e ndjeni sikur është bërë më herët.

Një burrë, vendosi t’ia lë në dorë shanseve dhe rastësisht, e dashura e tij përjetoi një gamë të madhe propozimesh por  gjithmonë duke e humbur rastin, deri sa në fund ajo futi unazën në gisht, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Ja një shembull:

YouTube player

30 vjeçari Edi Okoro, nga Angla, bleu një unazë diamanti për të dashurën e tij Cally Read këtë vit, por nuk dëshiroi të e përshpejtonte procesin për t’i propozuar.

Në vend të kësaj ai bëri foto të të dashurës së tij në lokacione të ndryshe me unazën afër. Ishte një lojë e rrezikshme për shkak se ajo do kishte mundur ta kapte në çdo moment. /Lajmi.net/