I propozoi martesë në mes të audicionit në X Factor (Video)

Ky është ndoshta propozimi më emocionues për martesë i bërë ndonjëherë.

Fun

06/11/2014 18:45

David Grey, një 31 vjeçar inxhinjer mekanik për audicionet e X Factor USA, kishte shkuar për të kënduar në X Factor së bashku me të dashurën e tij Lauren Waguespack.

Ata që të dy kishin kënduar në këtë show, David i pari më pas Lauren. David, një mashkull shumë i bukur, fatkeqësisht nuk e kishte kaluar audicionin pasi që nuk kishte talent për të kënduar, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse duhet të pranojmë se ai ishte më i mirë se Lauren, e cila nuk i kaloi audicionet gjithashtu. Ndoshta në minutat e parë të reagimit të keq të jurisë ndaj këndimit të saj ajo u ndje shumë e pikëlluar, por në fund të fundit ajo fitoi një çmim shumë të rëndësishëm për të.

Ky ishte padyshim propozimi më i guximshëm dhe më emocionues i bërë ndonjëherë. Shikojeni videon e këtij propozimi të bërë vitin e kaluar.