I “privilegjuari” i Vetëvendosjes e Bashës dështon të bëhet nënkryetar i komunitetit serb – Rashiq nuk i ka votat
Deputeti i preferuar i VV-së, nga komuniteti serb, Nenad Rashiq është vendosur në votim për nënkryetar nga komuniteti serb sot për herë të dytë. Nenad Rashiq nuk ka kaluar as sot. Ai ka marrë 56 vota pro, 1 kundër dhe 20 abstenime. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë qe Nenad Rashiq ka gjasa të…

Lajme
Deputeti i preferuar i VV-së, nga komuniteti serb, Nenad Rashiq është vendosur në votim për nënkryetar nga komuniteti serb sot për herë të dytë.
Nenad Rashiq nuk ka kaluar as sot.
Ai ka marrë 56 vota pro, 1 kundër dhe 20 abstenime.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka thënë qe Nenad Rashiq ka gjasa të kaloj në seancën e radhës.
“Mendoj që gjatë diskutimeve me kolegë deputetë, ka pas diskutime se duhet të vazhdoj edhe më tej. Konstatoj se në seancën e radhës do ti marr votat e nevojshme, jeni dëshmitar që është deputeti që po merr më së shumti vota për. Teoria e gjasave që të zgjidhet ai është e madhe”, ka thënë Basha.
Seanca për sot është ndërprerë. /Lajmi.net/