I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjendje të rëndë, po operohet në QKUK

Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla i tha Lajmi.net se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për…

Lajme

04/02/2026 23:31

Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla i tha Lajmi.net se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai./Lajmi.net/