“I pëlqejnë burrat”: Akuza e gruas për Yllin në Ferma VIP

Spektakli Ferma VIP 2 këtë të hënë solli një tjetër rrëfim për publikun. Banori, Ylli, gjatë javës tregoi se ka qenë i martuar, por tashmë është në proces divorci, një deklaratë që ka shkaktuar reagime. Gruaja e Yllit ka reaguar përmes një letre dërguar Fermës VIP 2, ku ka kundërshtuar versionin e dhënë nga ai.…

ShowBiz

29/04/2025 12:17

Spektakli Ferma VIP 2 këtë të hënë solli një tjetër rrëfim për publikun. Banori, Ylli, gjatë javës tregoi se ka qenë i martuar, por tashmë është në proces divorci, një deklaratë që ka shkaktuar reagime.

Gruaja e Yllit ka reaguar përmes një letre dërguar Fermës VIP 2, ku ka kundërshtuar versionin e dhënë nga ai. Ajo thotë se me Yllin kanë bashkëjetuar vetëm dy javë dhe se martesa ka qenë vetëm civile, pa organizuar ndonjë dasmë.

Por ajo që tronditi më shumë ishte akuza direkte që Ylli e ka kërkuar divorcin sepse “i pëlqejnë burrat” një pretendim që ajo thotë se e ka të bazuar në disa raste.

Ylli ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i quajtur sulme të ulëta dhe ka dhënë versionin e tij, ku fajin për ndarjen ia hedh prindërve të nuses, të cilët sipas tij donin ta kontrollonin dhe e trajtonin pa respekt.

Ai tha se ka përjetuar fyerje dhe presion nga familja e saj, duke shtuar se nuk pranonte të bëhej “një tjetër dhëndër nën komandë”.