I pari i Skenderajt reagon pas aksidentit tragjik në Gllobar

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar pas aksidentit të sotëm tragjik në fshatin Gllobar të Drenasit, ku si pasojë vdiqën dy persona.

Lajme

02/05/2022 18:40

Nura theksoi se dy viktimat në këtë rast janë qytetarë të Komunës së Skenderajt.

“I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar.Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit!”, ka shkruar Nura./Lajmi.net/