I ofroi ndihmë rreth shërimit, Adriana Matoshi i përgjigjet Labit

Aktorja e njohur kosovare ka njoftuar se do të operohet pasi i është kthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.

ShowBiz

30/11/2021 13:52

Pas njoftimit të saj, këngëtari Labinot Tahiri ka deklaruar se nëse është e nevojshme, do të dalë në rrugë për të mbledhur para për shërimin e deputetes, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, ajo i ka reaguar duke iu përgjigjur përmes një komenti në postimin e Labit në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“E vleresoj shume iniciativen e faleminderit nga thellesia e shpirtit. Faleminderit Zotit operacioni im nuk ka kushtuar aq shtrejte dhe gjithashtu koleget dhe shoqeria me kane ndihmuar. Uroj qe gjithsecili njeri qe eshte i semure te kete forcen e Zotit per me perballu dhimt e njerezit per rreth qe e kane zemren e madhe per kontribut. Ju dua fort”, ka shkruar Adriana.

Theksojmë se, përveç Labit, ndihmë ka ofruar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe shumë tjerë të cilët i kanë ofruar mbështetje të madhe./Lajmi.net/