“I ndau subvencione 257 mijë euro vëllait të tij”, Hajrulla Çeku padit për shpifje Besian Mustafën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paditur për shpifje deputetin e LDK-së, Besian Mustafa. Kjo padi ka ardhur pasi sipas tij, Mustafa ka shpifuar se Çeku i ka ndarë vëllait të tij subvencione në vlerë prej 257 mijë eurove, shkruan lajmi.net. “Aty kishte vetëm shpifje. Nga pretendimi për një “hall financiar” te…

Lajme

24/03/2025 16:16

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paditur për shpifje deputetin e LDK-së, Besian Mustafa.

Kjo padi ka ardhur pasi sipas tij, Mustafa ka shpifuar se Çeku i ka ndarë vëllait të tij subvencione në vlerë prej 257 mijë eurove, shkruan lajmi.net.

“Aty kishte vetëm shpifje. Nga pretendimi për një “hall financiar” te projektet e stadiumeve, deri te ai për “subvencione 257 mijë euro për vëllain tim”. Një ditë pas deklaratës së tij, publikisht i pata kërkuar të tërheqë të njëjtën e të kërkojë falje, në të kundërtën do të detyrohem t’i drejtohem institucioneve të drejtësisë. Pasi nuk reflektoi brenda këtij afati, padinë për shpifje e dorëzova sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, ka shkruar Çeku. /Lajmi.net/