I ndahet mirënjohje punëtorit të pastrimit që iu rrezikua jeta në Suharekë
Komuna e Suharekës i ka ndarë mirënjohje Gentian Qamajt, punëtorit të pastrimit të cilit para disa ditësh iu rrezikua jeta nga kimikatet e hedhura në mbeturina nga persona të papërgjegjshëm.

Lajme
Rasti i Qamajt kishte bërë bujë të madhe në media teksa atij mirënjohje sot i është ndarë nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i Muharremajt:
Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë.
Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.
Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne.
Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë.
Me respekt. /Lajmi.net/