I moshuari nga Ferizaj që vdiq nga koronavirusi kishte punuar në kampin “Bondsteel”

65 vjeçari nga komuna e Ferizajt, i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë në QKUK, e që ndërkohë ka rezultuar se ishte i infektuar nga virusi COVID 19, prej kohësh ishte duke punuar si vozitës në kampin “Bondsteel”.

Lajme

07/04/2020 15:56

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Nuk dihet nëse, tashmë i ndjeri, javët e fundit ka qenë ka qenë i rregullt në vendin e punës.

Edhe kryetari Aliu ka thënë për lajmi.net se ai ka punuar në kampin “Bondsteel”, por nuk e di nëse ka qenë edhe në kohën e fundit aty.

“Po ka punuar në kampin “Bondsteel”, nuk e di nëse kohën e fundit ka qenë duke punuar, mirëpo e di që ka punuar aty. Ka pasur komplikime, po pas vdekjes janë marrë materialet dhe është konfirmuar se është pozitiv me Covid-19″, ka thënë Aliu.

Në këtë komunë deri me sot janë konfirmuar dy raste me koronavirus.

Ndërkohë në Kosovë numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 170, 4 të vdekur dhe 25 të shëruar. /Lajmi.net/