I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet se ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij në kryeqytet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 22 janarit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. “Më 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e therë me thikë…

Lajme

31/01/2026 08:50

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet se ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij në kryeqytet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 22 janarit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“Më 30.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur”, thonë nga policia.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.