I mituri ther me thikë dy të mitur në Drenas, arrestohet i dyshuari
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të premten në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, ku një i dyshuar mashkull, kosovar dhe i mitur, dyshohet se ka therur me thikë dy viktima, po ashtu meshkuj kosovarë të mitur, transmeton lajmi.net. Të dy…
Lajme
Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar të premten në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, ku një i dyshuar mashkull, kosovar dhe i mitur, dyshohet se ka therur me thikë dy viktima, po ashtu meshkuj kosovarë të mitur, transmeton lajmi.net.
Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Ilaz Kodra, Gllogoc 04.09.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte therë me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/