I mituri shoqërohet në polici për bluzën me mbishkrimin “Xhandarmëria Serbe”, gjobitet me 300 euro

Një i mitur është shoqëruar në Policinë e Kosovës pasi që është hasur duke mbajtur një bluzë me mbishkrimin “Xhandarmëria Serbe” në veri. Shefi i planifikimit në kuadër të operativit, Erduan Baliqi, ka konfirmuar për KosovaPress se i mituri është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 300…

Lajme

09/10/2025 12:23

Një i mitur është shoqëruar në Policinë e Kosovës pasi që është hasur duke mbajtur një bluzë me mbishkrimin “Xhandarmëria Serbe” në veri.

Shefi i planifikimit në kuadër të operativit, Erduan Baliqi, ka konfirmuar për KosovaPress se i mituri është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 300 eurosh.

“Në pjesën e pasme ka shënuar ‘Xhandarmëria Serbe’, ku i njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 euro për prishje të rendit dhe qetësisë publike,” ka thënë Baliqi.

Pas shqiptimit të gjobës, i mituri është liruar.