I konsumoi 50 gota alkool për 1000 dollarë, ja ku përfundoi

Ky njeri piu 50 gota me tekila si pjesë e një basti prej 1 mijë dollarësh dhe pas asaj atij i bie të fikët .

Fun

30/10/2019 09:17

Në video shihet ku njëri prej punëtorëve i ofron bastin duke i ofruar 1 mijë dollarë.

Personi i cili e pranon bastin shihet se është një prej personave që njihet me videot e tij të ‘çmendura’, transmeton lajmi.net.

Ai njihet edhe si person që pi shumë alkool.

Për arsye të dukshme ne nuk ia rekomandojmë askujt këtë gjë. Është një gjë e rrezikshme për shëndet dhe nuk duhet të tentohet.

Personi arrin të i pijë të 50 gotat me alkool, por më pas ai nuk ndjehet mirë duke përfunduar kështu në spital. /Lajmi.net/