I kërkuari për trafikim droge arrestohet pas 4 vitesh, Prokuroria kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj I.S. nga Prishtina, i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas Prokurorisë, më 25 shtator 2021, rreth orës 10:00, në rrugën “Ulpiana” në Prishtinë,…

Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj I.S. nga Prishtina, i dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas Prokurorisë, më 25 shtator 2021, rreth orës 10:00, në rrugën “Ulpiana” në Prishtinë, I.S. posedoi pa autorizim substanca narkotike me qëllim shitjeje dhe shpërndarjeje.
Ai, pas një marrëveshjeje paraprake me të pandehurin B.T., shpërndau 205 gram kokainë tek B.T. dhe N.L., të cilët kishin plan të transportonin drogën për në Tetovë, Maqedoni e Veriut.
I.S. ishte në kërkim policor që nga viti 2021, ndërsa më 20 tetor 2025, ai u arrestua në pikën kufitare Hani i Elezit nga policia doganore.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është urdhëruar ndalimi për 48 orë për veprën penale të lartpërmendur.