I kërkuar nga gjykata, arrestohet në Podujevë personi i dënuar për posedim droge

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga zyrtarët policorë të Stacionit të Podujevës. Sipas Policisë, arrestimi është kryer në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale. Personi i identifikuar me inicialet V. Rr.,…

Lajme

18/08/2026 09:37

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga zyrtarët policorë të Stacionit të Podujevës.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.

Personi i identifikuar me inicialet V. Rr., mashkull, ishte në kërkim për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas arrestimit, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të kërkuar. /Lajmi.net/