I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim në Kosovë, është arrestuar në Rinas Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhërarresti ndaj tij për drogë. 32-vjeçari do të ekstradohet në Kosovë. Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me…

Lajme

19/08/2026 10:08

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim në Kosovë, është arrestuar në Rinas

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhërarresti ndaj tij për drogë. 32-vjeçari do të ekstradohet në Kosovë.

Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. SH., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhërarrestin ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë.