I kënaqur me zgjedhjet
Samuel Zbogar shprehet i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor. Fton qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.

Lajme
Shefi i misionit të BE`së në Kosovë, Samuel Zbogar, është shprehur i lumtur me rrjedhën e procesit zgjedhor deri më tani.
Ai ka pasur në agjendë disa qendra të votimit në Prishtinë, ndërsa vizitat pritet t`i vazhdoj në Komunë e Vushtrrisë përkatësisht fshatin Prelluzhë dhe veriun e Mitrovicës.
Ai pret që edhe banorët e veriut të dalin të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre sikurse në komunat tjera të Kosovës.
Zbogar iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e tyre.