“I kemi pikat e përbashkta të kontrollit kufitar”, Kurti nga Shkupi flet për marrëveshjet funksionale me Mickoskin

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka nisur një samit dyditor ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin. Tashmë në tryezën e diskutimit janë bërë bashkë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe liderët tjerë. Kurti…

Lajme

01/07/2025 10:21

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka nisur një samit dyditor ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e planit të rritjes për rajonin.

Tashmë në tryezën e diskutimit janë bërë bashkë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe liderët tjerë.

Kurti para fillimit të Samitit foli mbi zhvillimet e fund me Maqedoninë e Veriut dhe pikat e kontrollit në kufi me ta.

“Për mua çdo herë është kënaqësi që vi në Shkup, sidmos tash që që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit dhe Han të Elezit – Bllacë e cila me 12 prill u funskionalizua dhe ajo në Luboçiq -Jaqiç u funksionalizua me 28 maj”, tha Kurti para hyrjes në Samit./Lajmi.net/