I jepet lamtumira e fundit ish deputetit kosovar, Zylfi Merxha (Video)
U përcoll në banesën e fundit ish-deputeti i komunitetit Rom në Kuvendin e Kosovës, Zylfi Merxha.

Lajme
Ai ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.
Vdekjen e tij e përjetuan rëndë familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij në partinë e romëve të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Bashkëvendasit e tij në Prizren e kujtojnë atë si njeri të mirë dhe punëtor.
Zylfi Merxha, përveç që ishte lider i Partisë së Romëve të Bashkuar, ishte edhe Ambasador i Paqes për Kosovë, Ballkan dhe Europë.
Storien më të zgjeruar rreth tij e ka realizuar gazetarja Rozafa Selmanaj. /KlanKosova/
