I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë

Iu është dhënë lamtumira e fundit sot dy të rinjve nga Klina të cilët u vranë nga i dyshuari Jon Hoti, në një lokal të Klinës mbrëmjen e së mërkurës. Në varrim morën pjesë turma të shumta të njerëzve. E një grup i të rinjve kishin vendosur që të visheshin njësoj, me bluza ku në…

Lajme

15/11/2024 13:41

Iu është dhënë lamtumira e fundit sot dy të rinjve nga Klina të cilët u vranë nga i dyshuari Jon Hoti, në një lokal të Klinës mbrëmjen e së mërkurës.

Në varrim morën pjesë turma të shumta të njerëzve.

E një grup i të rinjve kishin vendosur që të visheshin njësoj, me bluza ku në fokus kishin fotografitë e dy viktimave, Albison dhe Rexhep Slivova.

Në lidhje me këtë rast pati reagime të shumta, ndërsa Gjykata Themelore në Pejë dje mori vendim për një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit Hoti.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë dje kanë konfirmuar për lajmi.net se janë vendosur pika statike të zyrtarëve policorë në dy fshatrat , të viktimave si dhe tek i dyshuari në mënyrë që të sh mangët ndonjë incident i mundshëm./Lajmi.net/