I jepet lamtumira e fundit Bujar Bukoshit, varroset me nderime të larta shtetërore
Gjatë mesditës së sotme figura të larta shtetërore dhe qytetarë të shumtë i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit. Ceremonia e varrimi të tij u mbajt në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani që u përcoll me nderime të larta shtetërore. Në mbledhjen e sotme komemorative përkujtimore për jetën e tij, foli vajza…

Lajme
Gjatë mesditës së sotme figura të larta shtetërore dhe qytetarë të shumtë i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit.
Ceremonia e varrimi të tij u mbajt në Kompleksin e Dëshmorëve në Velani që u përcoll me nderime të larta shtetërore.
Në mbledhjen e sotme komemorative përkujtimore për jetën e tij, foli vajza e të ndjerit, Shota Bukoshi.
Ajo tha se babai i saj, “aq sa ishte i saktë në skalperin e operacionit, aq ishte edhe i drejtpërdrejtë dhe i guximshëm në ndjekjen e vizionit për vendin”.
Bukoshi vdiq më 10 qershor në moshën 78-vjeçare. Ai po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë./Lajmi.net/