I jepet lamtumira e fundit 30-vjeçarit që u vra nga vëllau i reperit kosovar, Buta
Është varrosur sot në mesditë në Ferizaj sipas ceremonive fetare Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”.

ShowBiz
Të pranishëm në varrimin e tij kanë qenë shumë persona, mes tjerash fytyra publike.
Lamtumirën e fundit, Hysenit ia ka dhënë edhe producenti i njohur, Bini Nebihu.
Krijuesi i shumë hiteve, mik prej një kohe të gjatë me të ndjerin në foton nga ceremonia është shprehur:
“Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë”.