I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi jetën në një aksident trafiku në Austri

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retij e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Eferding të Austrisë, shkruan lajmi.net. Në varrimin e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. “Kjo është një humbje…

Lajme

15/04/2026 16:16

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retij e Rahovecit.

Ai ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Eferding të Austrisë, shkruan lajmi.net.

Në varrimin e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Kjo është një humbje e rëndë për familjen, për bashkëvendësit dhe për të gjithë ata që e njohën. Duke bashkëndier dhimbjen, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Mazreku, miqve dhe të afërmve! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! I qoftë i lehtë dheu mbi varr!”, ka shkruar Latifi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: