I grabitën para në shtëpinë e tij në Rahovec nën kërcënimin e armës – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të pandehurve

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve E.Xh., dhe K.Xh.   Sipas pikës I të dispozitiv të aktakuzës ndër tjera cekët se më datë 23.02.2024, në fshatin Ratkoc, K. Rahovec, të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., të marrur vesh ndërmjet vete duke i ndarë edhe rolet bashkë dhe…

Lajme

21/07/2025 16:25

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve E.Xh., dhe K.Xh.

 

Sipas pikës I të dispozitiv të aktakuzës ndër tjera cekët se më datë 23.02.2024, në fshatin Ratkoc, K. Rahovec, të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., të marrur vesh ndërmjet vete duke i ndarë edhe rolet bashkë dhe me N.N., persona me qëllim përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër kanë shkuar rreth orës 03:00 në shtëpinë e të dëmtuarit M.M., hyjnë brenda, shkojnë tek dhoma e gjumit ku po flinte i njëjti, në atë mënyre të pandehurit të maskuar me përdorim të forcës dhe me kanosje serioze të armës automatike llojit AK-47, sulmojnë jetën dhe trupin e të dëmtuarit M.M., dhe bashkëshortes së tij N.M., ashtu që në atë mënyrë të dëmtuarit M.M., i kërkojnë para duke e goditur me mjete të forta në koke dhe trup dhe e godasin po ashtu të dëmtuarën N.M., duke ua marrë nga qafa me force zinxhirët e arit, ashtu që shkrepin një herë me armë dhe me të ikur nga aty ia marrin nga xhepi i setrës shumën prej 7.000 Euro.

 

Me këto veprime të pandehurit E.Xh., dhe K.Xh., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Grabitja, nga neni 317 lidhur me prg.4, 3 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

 

Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës ndër tjera ceket se i pandehuri K.Xh., me datë të pacaktuar e deri më dt.23.02.2024, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët në Kosovë, me nr. 05/L022, ka mbajtur armën e llojit AK-47.

 

Me këto veprime i pandehuri K.Xh., ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.