I gjithë sezoni i Premier League varet nga Chelsea: Titulli kampion, mbijetesa dhe top-4

E gjithë fati i këtij sezoni në Premier League varet nga një klub i vetëm. Nuk është Manchester City, as Arsenali, e as Manchester Unitedi apo Liverpool, por Chelsea. Ne e dimë që Blutë e Londrës kanë pasur një sezon të tmerrshëm dhe me një fitore javën e kaluar ata siguruar mbijetesën në Premier League,…

Sport

11/05/2023 18:54

E gjithë fati i këtij sezoni në Premier League varet nga një klub i vetëm. Nuk është Manchester City, as Arsenali, e as Manchester Unitedi apo Liverpool, por Chelsea.

Ne e dimë që Blutë e Londrës kanë pasur një sezon të tmerrshëm dhe me një fitore javën e kaluar ata siguruar mbijetesën në Premier League, shkruan Lajmi.net

Pa marrë parasysh, pikërisht Chelsea do të jetë ekipi që mund ta vulos fatin e komplet Premier Leagues këtë sezon, si çështjen e titullit, top-katërshës dhe mbijetesën.

Premier League table as it stands | Football News | Sky Sports

Më lejoni ta shpjegojë se si:

Chelsea do të luaj ndaj Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe Neëcastle United gjatë ditëve në vijim. Nëse i fiton tri ndeshjet, atëherë Arsenali shpallet kampion, Liverpooli mund të futet në top-katër dhe sezoni i klubeve nga Manchesteri mund të prishet.

Nëse ekipi i Frank Lampard pëson humbje në tri ndeshjet, atëherë Liverpooli, Tottenham dhe Brighton mund të dorëzohen ta sigurojnë një vend në top-4.

Por nuk është vetëm kjo. Chelsea do të luaj edhe një ndeshje me Nottingham Forest, të cilët janë në garë për mbijetesë. Nëse Chelsea lëshon pikë, atëherë Nottingham mund të shpëtoj./Lajmi.net/