I ftohtë apo i ngrohtë – Cili dush është më i mirë për shëndetin e zemrës?
Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.
Lifestyle
Të bërit banjë është një veprim i përditshëm shumë i rëndësishëm për higjenën, por jo vetëm. Ky ritual anti-stres i bën shumë mirë zemrës, thonë ekspertët, shkruan lajmi.net.
Një studim i publikuar në revistën mjekësore Heart, shpjegoi se të bërit banjë në një vaskë me ujë të ngrohtë ndikon në uljen e rrezikut të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia me të paktën 28 përqind.
Sipas studiuesve, sa më shpesh të bëhet një ritual i tillë, aq më i lartë do të jetë ndikimi në shëndetin kardiovaskular.
Gjëja e parë që ndodh në organizëm pas kryerjes së rregullt të këtij rituali është ulja e rrezikut të shfaqjes së hipertensionit.
Të bërit banjë në vaskë, besohet të përmirësojë edhe cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e shëndetshme të tij.
Ekspertët thonë se banja apo dushi i ngrohtë duhet bërë 1 deri në 2 orë përpara gjumit.
Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për trupin dhe trurin. Ai na qetëson por edhe ul temperaturën e trupit dhe e bën gati atë për ardhjen e gjumit. /Lajmi.net/