I dyshuari për vrasjen e miqve në Malishevë i shtrirë në QKUK- Policia vendoset tek klinika

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve dje në Malishevë, e që ishin miqtë e tij- Astrit Isufi po trajtohet në QKUK. Astrit Isufi dyshohet se pas kryerjes së aktit në fjalë është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe më pas është plagosur (Detaje të cilët nuk dihen ende se si). Policia më pas u…

Lajme

07/11/2025 10:42

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve dje në Malishevë, e që ishin miqtë e tij- Astrit Isufi po trajtohet në QKUK.

Astrit Isufi dyshohet se pas kryerjes së aktit në fjalë është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe më pas është plagosur (Detaje të cilët nuk dihen ende se si).

Policia më pas u vendos në kërkim të tij, duke gjurmuar të gjitha detajet që çonin në gjetjen e të dyshuarit.

Isufi u arrit që të arrestohet në ora 06:30 të mëngjesit në fshatin Plloçicë.

Ai kishte tentuar që të fshihej në një shtëpi të pabanuar të këtij fshati, por Policia arriti që përmes gjurmëve ta gjejë dhe ta vë pas prangave.

Pasi i njëjti u dërgua për trajtim në QKMF-në e Malishevës, më pas u transferua në QKUK ku po vazhdon trajtimin.

E në sigurimin e vendit ku edhe gjendet janë vënë njësi të shumta policore.

I njëjti theksohet se ka plagë në pjesën abdominale të trupit derisa Dr.Naser Syla për lajmi.net deklaroi se gjendja e tij është stabile.

Astrit Isufi dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij, Driton dhe Naim Morina.

Isufi ishte emër i njohur për organet e rendit pasi në muajin prill ishte burgosur nën dyshimin për veprat penale si “Dhunë në familje dhe kanosje”./Lajmi.net/