I dyshuari për rezervat shtetërore, Irfan Lipovica në Prokurori Speciale- ftohet për intervistim

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica është ftuar për herë të të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lipovica është parë duke u paraqitur tek Prokuroria, por ka hezituar të deklarohet. Ndërkohë sipas avokatit të tij ende nuk dihet arsyeja e ftesës drejtuar Lipovicës,. Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit…

Lajme

29/07/2025 10:57

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica është ftuar për herë të të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lipovica është parë duke u paraqitur tek Prokuroria, por ka hezituar të deklarohet.

Ndërkohë sipas avokatit të tij ende nuk dihet arsyeja e ftesës drejtuar Lipovicës,.

Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.

Lipovica dhe Gara dyshohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale “dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara ishin liruar nga masa e paraburgimit me Vendimin e Apelit më 31.08.2023, pasi të njëjtit gjendeshin nën këtë masë nga 19.08.2023./Lajmi.net/