I dyshuari kyç për vrasjen e rreshterit Lika ishte akuzuar edhe për “dhunim”, tjetri bënte thirrje kundër demokracisë – detaje të reja rasti
Natën e 1 prillit rreshteri policor Muhamed Lika u vra në hyrje të bllokut banesor ku jetoi gjithë jetën. Rreth një muaj më vonë, zyrtarë të shumtë policorë dje realizuan një aksion të gjerë bastisje në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës. Ky aksion me rreth 170 policë u zhvillu pikërisht në kuadër të…

Lajme
Natën e 1 prillit rreshteri policor Muhamed Lika u vra në hyrje të bllokut banesor ku jetoi gjithë jetën.
Rreth një muaj më vonë, zyrtarë të shumtë policorë dje realizuan një aksion të gjerë bastisje në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës.
Ky aksion me rreth 170 policë u zhvillu pikërisht në kuadër të hetimeve që po bëhen nga ky rast.
Policia e Kosovës dje vuri nën pranga shtatë persona të dyshimtë, e të cilët theksohet të kenë bashkëpunuar në lidhje me planifikimin, organizimin dhe kryerjen e vrasjes së policit Lika.
Në mesin e të arrestuarve në këtë rast janë të përfshirë të rinj të cilët më parë ishin akuzuar për “ekstremizëm”.
Të njëjtit theksohet të kenë shpërndarë pamflete e të kenë bërë thirrje kundër demokracisë.
Në bazë të të dhënave të deritanishme të publikuara nga ky rast Rilind Murati i lindur më 2003 është njëri nga të arrestuarit. Sipas prokurorisë, Murati is the në pritje të të miturit tashmë 18 vjeçar- Rejhan Bela, pasi që ai të kryente vrasjen në katin e dytë të një ndërtese, ku policia më pas kishte gjetur gëzhoja të kalibrit 9.19 milimetërshe.
Murati madje thuhet se e kishte përgëzuar Belën për veprën e kryer me “Bravo, ik” e duke u larguar më pas bashkë me të.
E pas kryerjes ë veprës të njëjtit kishin vazhduar të jetonin pikërisht aty në komunën ku edhe u krye vrasja.
Ndër emrat e arrestuar dje ka edhe nga ata që përfshiheshin në vepra të ndryshme siç ishte edhe djegia e objekti të Gjykatës së Ferizajt- dega në Kaçanik.
E i dyshuari kryesor në këtë rast, Rejan Bela si i mitur ishte dyshuar e më pas akuzuar edhe për një vepër tjetër penale atë të dhunimit.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Në një përgjigje të dhënë nga gjykata ut ha se i njëjti ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy viteve për veprën penale të dhunimit.
“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale Vrasja e rëndë për të cilën gjykata ka lëshuar Komunikatë për Media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërrarrest”.
Të njëjtit nuk kanë pranuar të japin detaje të tjera në lidhje me rastin.
E sot para gjykatës dolën edhe të dyshuarit në këtë rast- të cilëve pritet t’u shqiptohen vendimi fillestar.
E njëri nga të dyshuarit në këtë rast, e që është Rilind Murati kishte shpërndarë vzhdimisht materiale të ndryshme ekstreme- ku bënte thirrje kundër demokracisë e deri tek votimi e zgejdhjet. “Ata kundërshtojnë sunnetin. Ata thërrasin në votime. Ata marrin pjesë në portale anti-islame. Ata lejojnë bidate. Ata lejojnë demokracinë. Ata e bëjnë hallall gjakun e muslimanëve. Ata e lejojnë demokracinë. Ata janë këpucë lëpirës të tagutit. Ata kundërshtojnë sunnetin”, thuhet në një video të shpërndarë nga ai më 6 mars. Ai shpërndante edhe materiale të tjera të ngjashme, si një video ku shihen disa persona duke i thyer disa instrumente muzikore. Mbi të, Rilind Murati shkruante kështu më 23 shkurt: “Muzika e forcon Sihrin dhe Xhint ( ne trupin tuaj)”.
Përpos Muratit dhe Belës në këtë rast të arrestuar janë edhe Haki Bela, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi.
Në një konferencë për media të mbajtur dje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se në rast janë sekuestruar dy vetura, telefonë, disa llaptopë, një armë zyrtare, maska, tyta, armë e fishekë.
Po ashtu u theksua se në këtë rast i arrestuar është edhe një ish-ushtarë i FSK-së dhe djali i një zyrtar policor (kufitar).
Sipas të dhënave arma zyrtare e policit është sekuestruar parë nëse e njëjta ishte përdorur në rast- derisa thuhet se arma me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur ende.
Vrasja e Muhamed Likës- rreshterit policor të Kosovës u krye rreth orës 23:00 derisa i njëjti po kthehej nga puna. Sipas të dhënave të para dyshohet se motivi i vrasjes ishte detyra e tij zyrtare.
Madje theksohet se Lika kishte arrestuar vite më parë disa nga të dyshuarit, për vepra të ndryshme.
Të njëjtit madje realizonin edhe video të ndryshme në tiktok, me thirrje anti-demokracisë e kinse thirrjeve në islam./Lajmi.net/