I dyshuari ia vodhi mbi 1 mijë euro e 35 mijë dinarë viktimës derisa ishte mysafir tek ai
Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur në Leshak të Leposaviqit. Derisa i dyshuari kishte qenë mysafir në shtëpinë e viktimës, i dyshuari kishte arritur që t’ia vjedhë viktimës 1 mijë euro dhe 35 mijë dinarë serbe. Pas një pune hetimore, policia kishte arrit që ta ndalojë të dyshuarin dhe t’ia konfiskojë parat…
Lajme
Një vjedhje e rëndë u raportua të ketë ndodhur në Leshak të Leposaviqit.
Derisa i dyshuari kishte qenë mysafir në shtëpinë e viktimës, i dyshuari kishte arritur që t’ia vjedhë viktimës 1 mijë euro dhe 35 mijë dinarë serbe.
Pas një pune hetimore, policia kishte arrit që ta ndalojë të dyshuarin dhe t’ia konfiskojë parat e vjedhura të cilat i janë kthyer viktimës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/