I dërguari amerikan Kasanof takohet me Vuçiq-in në Beograd, ky “qahet” kinse për jetesë të vështirë të serbëve në Kosovë

I dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër “Sasha” Kasanof është duke qëndruar në Beograd. Ai ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuciq me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën Serbi-Kosovë. Me këtë rast, Vuciq ka shfrytëzuar rastin që të ankohet kinse për jetesën e serbëve në Kosovë. “Duke folur për situatën në rajon, në…

Lajme

09/10/2024 12:09

I dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër “Sasha” Kasanof është duke qëndruar në Beograd.

Ai ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuciq me të cilin ka biseduar në lidhje me situatën Serbi-Kosovë.

Me këtë rast, Vuciq ka shfrytëzuar rastin që të ankohet kinse për jetesën e serbëve në Kosovë.

“Duke folur për situatën në rajon, në radhë të parë theksova situatën e jashtëzakonshme të vështirë dhe komplekse në Kosovë dhe theksova kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb në Kosovë. Theksova se dialogu konstruktiv kërkon dy anë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për bisedë dhe zgjidhje paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, tha Vuciq.

Ndryshe zyrtari amerikan, Kasanof pritet që këtë javë të vizitojë edhe Kosovën, ku do të zhvillojë takime konsultative me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, me zyrtarë nga opozita si dhe nga Shoqëria Civile dhe bizneset.
Një ditë më herët, ai ka vizituar Bosnjë e Hercegovinën ku pas bisedimeve me Presidencën e BeH-së dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kasanof përsëriti se SHBA-ja “mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë dhe Hercegovinës”.

“Sulmet ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe Bosnje e Hercegovinës, si dhe thirrjet për ndarje paqësore – një tjetër emër për shkëputjen – që vijnë nga z.Dodik janë të papërgjegjshme. Kjo është një rrugë e rrezikshme që nuk çon askund as Bosnjën dhe as qytetarët e saj, dhe vë të ardhmen e Republikës Serbe në rrezik, gjë që e kam theksuar në të gjitha takimet e mia”, tha diplomati amerikan në një deklaratë të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të përdorin të gjitha instrumentet në dispozicion, përfshirë sanksionet, në rast të minimit të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës./Lajmi.net/