I dehuri ngatërrohet në kabinën e bankomatit, e shpëtojnë zjarrfikësit (Foto)

Një person i dehur i cili u përpoq të dal nga poshtë xhamit të kabinës së aparatit të bankës, në vend të shfrytëzimit të derës, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shpëtuar. 

Bota

30/08/2014 19:03

Kalimtarët në Zhejiang, një krahinë lindore bregdetare në Kinë, njoftuan shërbimet emergjente kur ata gjetën gjatë natës, një njeri të bllokuar dhe pa ndjenja në një kabinë.

“Ne mendojmë se ai provoi të dal nga dera, por për disa arsye ishte i paaftë të dal dhe vendosi që të dal nëpërmes një hendeku të vogël në pjesën e poshtme të një prej mureve prej xhami të kabinës”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës. 

“Ai ishte vërtetë i bllokuar dhe për fat të keq ishte shumë i dehur për të ndjekur udhëzimet tona. I vetmi opsion që na ngeli, ishte dëmtimi i kabinës. Kjo atij t’i shënohet si një nga netët më të shtrenjta të daljes në qytet”, shtoi ai.

Policia, e cila më vonë e identifikoi personin si Cheng Kao, tha se ai do të jetë i ngarkuar me koston e riparimit të kabinës së bankës.

Personi në fjalë, pasi u nxor nga aty dhe i kaloi dehja, tha se kishte hyrë në kabinë normalisht duke përdorur kartën e tij bankare me të cilën autorizoi hapjen e derës dhe kishte shkuar në bankomat për të tërhequr para.

Por pasi kishte shtypur pinin në mënyrë të gabuar tri herë, bankomati i kishte gëlltitur kartën.

Ai tha se nuk ishte në gjendje që ta hapë derën dhe mënyra më e mirë për të dal nga aty, i ishte dukur hendeku poshtë derës. (lajmi.net)