I dehur ushtroi dhunë në familje, prishtinasi trajtohet në psikiatri dhe lirohet në shtëpi

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë, derisa policia rastin e ka iniciuar si “dhunë në familje”. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën e psikiatrisë është liruar për në shtëpi. Ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti…

Lajme

17/07/2025 09:49

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar një burrë, derisa policia rastin e ka iniciuar si “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën e psikiatrisë është liruar për në shtëpi.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë / 16.07.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/