I dashuri xheloz godet tmerrshëm personin që bisedoi me të dashurën (VIDEO)

Një djalë xheloz ka goditur tmerrshëm një tjetër person duke e gjuajtur në tokë, pasi viktima po bisedonte me të dashurën e tij.

Bota

18/10/2015 14:38

Ricky Scott, 29 vjeçar, ka goditur Michale Kane, jashtë një klubi të natës në qytetin Nottingham, në mars të këtij viti, shkruan TheMirror.

Kane, 27 vjeçar, u gjuajt në mënyrë të tmerrshme dhe u la pa vetëdije.  Ai ishte duke vizituar qytetin për një turne pokeri kur iu afrua dy femrave, pasi pa që njëra ishte e mërzitur, transmeton lajmi.net.

Gjykata ka dënuar dorasin me 32 muaj burgim  pasi sulmi u vlerësua   si zemërim  mbushur me xhelozi./lajmi.net

 

YouTube player