I ‘dashuri’ i përfolur i Rihannës, A$AP Rocky bën gjestin bujar
Rihanna dhe reperi i njohur kanë ndihmuar një strehimore në Nju Jork me 120 shujta.

ShowBiz
I ‘dashuri’ i përfolur i Rihannës, A$AP Rocky ka dhuruar shujta në një strehimore për të pastrehët, ku ai jetonte dikur, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Prodhuesi i hiteve 32-vjeçar, dorëzoi personalisht 120 shujta në Rezidencën e Familjes Regent, ku ai dhe nëna e tij dikur jetonin.
Dhurimi u bë në prag të Ditës së Falënderimeve me ndihmën e një prej restoranteve të tij të preferuara lokale, Amy Ruth’s Restaurant.
Strehimorja për të pastrehët aktualisht strehon 83 familje, përfshirë 111 fëmijë, raporton TMZ.
Residence Family Residence është e vendosur në Nju Jork, ashtu siç është Restorant Amy Ruth.
Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Athelaston Mayers, u rrit aty me nënën e tij Renee Black. Ata qëndruan në strehë 20 vjet më parë kur ai ishte vetëm 12 vjeç.
Reperi që dikur ishte në lidhje me Kendall Jenner, më pastaj u përfol për romancë me Rihannën. /Lajmi.net/