I dashuri i Dua Lipës merr sërish vëmendje me veshjen gjatë shëtitjes në Nju Jork
Anwar Hadid sërish është komentuar për paraqitjen e fundit.
ShowBiz
Dua Lipa dhe Anwar Hadid ditë më parë festuan ditëlindjen e Bella Hadid në Nju Jork, shkruan lajmi.net.
Ata po qëndrojnë ende në Nju Jork teksa po shijojnë shëtitjet bashkë me njëri-tjetrin, por vëmendja është sërish tek stili i Anwar.
Teksa po mbante për duar këngëtaren, Anwar ishte veshur me një pallto dyngjyrëshe të kombinuar me një palë xhinse.
Por, e gjithë vëmendja ishte tek këpucët që i kishte mbathur, ai u shfaq me atlete të ndryshme në të dy këmbët, e po ashtu edhe me çorape të ndryshme. /Lajmi.net/