I dashuri e pret Dua Lipën me puthje e përqafime

Dua Lipa për disa ditë ishte larg të dashurit, për shkak të angazhimeve në muzikë.

ShowBiz

23/03/2019 22:45

Dua Lipa pas këtyre angazhimeve që kishte në Los Angeles është kthyer në Londër, shkruan lajmi.net.

Ishte i dashuri i Duas, Isaac Carew ai i cili ka publikuar një video, në të cilën shihet duke i dhuruat puthje e përqafime këngëtares.

“Nuk mund të jem më i lumtur, vajza ime është kthyer”, ka qenë mbishkrimi që ai ia ka lënë videos.

Për ndryshe, “Swan Song” është projekti i fundit nga Dua Lipa, ndërsa po punon rreth këngëve të reja. /Lajmi.net/